Një rast i zhdukjes së një vajze me probleme mendore është raportuar në Malishevë.
Sipas Policia e Kosovës, nëna e saj ka njoftuar autoritetet se vajza është larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u trajtuar nga organet e rendit, të cilat kanë nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e saj.
