Zhduket një burrë pranë kufirit Kosovë–Shqipëri gjatë mbledhjes së gështenjave

Para 6 muaj

Një person është raportuar i zhdukur në brezin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi kishte dalë në mal për të mbledhur gështenja.

Sipas njoftimeve zyrtare, viktima është një mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili më 20 tetor 2025 ka humbur kontaktin me familjen gjatë qëndrimit në zonën malore.

“Forcat policore, njësitë e kërkim-shpëtimit dhe disa banorë janë angazhuar në kërkim të tij. Po ashtu, edhe strukturat përkatëse në anën tjetër të kufirit, në Shqipëri, po marrin pjesë në operacionin e kërkimit,” thuhet në njoftim.

Aktualisht, kontrollet janë përqendruar në zonën malore, ku personi është parë për herë të fundit. Ende nuk ka informacione të reja për gjendjen apo vendndodhjen e tij.