Zhduket një 15-vjeçare në Prizren, Policia në kërkim të saj

Para 6 muaj

Një vajzë 15-vjeçare raportohet të jetë zhdukur në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren. Rastin e ka paraqitur në Polici babai i saj, i cili ka deklaruar se e mitura është larguar nga shtëpia katër ditë më parë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 18 tetor 2025 dhe tashmë është nën hetime. Autoritetet janë në kërkim të vajzës dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes.