Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme të mbajë zgjedhje presidenciale brenda 90 ditësh, nëse partnerët perëndimorë ndihmojnë në sigurimin e procesit. Reagimi i tij vjen pas thirrjeve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërkoi që Ukraina të zhvillojë zgjedhje pavarësisht ligjit ushtarak.
Trump, në një intervistë për Politico, akuzoi Kievin se po e përdor luftën për të shtyrë qëllimisht votimin, duke e cilësuar këtë si një “kohë të rëndësishme” për mbajtjen e zgjedhjeve.
Zelensky u përgjigj se Ukraina mund të organizojë votimin brenda afatit të përmendur, nëse sigurohet mbështetja e duhur nga aleatët.
