Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit Ilir Mërturi, Kurti: Amanet për brezat që do të vijnë

Para 3 muaj

Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Naim Gashi, kryeministri në detyrë Albin Kurti bëri homazhe pranë varreve të tyre dhe mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorit Ilir Mërturi në Parkun e Qytetit të Klinës. Kurti tha se pllaka përfaqëson një amanet për brezat e ardhshëm, duke theksuar se liria është fituar me sakrifica dhe humbje të mëdha njerëzore, si dhe kërkon përkushtim të vazhdueshëm për ta ruajtur dhe mbrojtur atë.