Yahoo shpreh interes për blerjen e Google Chrome nëse urdhërohet shitja

Para 1 vit

Kompania e internetit Yahoo ka shprehur gatishmërinë për të blerë shfletuesin Google Chrome, në rast se një gjykatës federal në SHBA vendos që Google duhet ta shesë atë për të shmangur akuzat për monopol.

Lajmi u konfirmua nga CEO i Yahoo, Brian Provost, gjatë një seance gjyqësore, ku tha se kompania që ai drejton është e interesuar për ta marrë Chrome nëse ai del në shitje. Sipas vlerësimeve fillestare, çmimi i mundshëm i shitjes mund të arrijë disa dhjetëra miliardë dollarë, raportoi Bloomberg.

Kjo lëvizje shënon një ambicie të re nga Yahoo, e cila dikur ishte lider në tregun e kërkimit online, por u mposht nga suksesi global i Google. Sot, Yahoo ndodhet nën pronësinë e kompanisë investuese Apollo Global Management, që nga viti 2021.

Nëse kjo ndodh, do të ishte një nga transaksionet më të mëdha në historinë e teknologjisë dhe një përmbysje e madhe në balancën e fuqisë digjitale.