Xherdan Shaqiri nderohet në Zvicër për kontributin sportiv dhe shoqëror

Para 7 muaj

Futbollisti me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është nderuar me çmim në ngjarjen vjetore “Swissalbs Award Gala Night”, e organizuar nga shoqata ombrellë swissalbs në Zvicër.

Shaqiri u vlerësua për angazhimin e tij të vazhdueshëm në sport dhe për kontributin shoqëror që ka dhënë përmes mbështetjes së të rinjve dhe projekteve sociale. Në fjalën e tij, ai u shpreh krenar për këtë vlerësim nga komuniteti shqiptar në Zvicër, duke theksuar rëndësinë e kthimit të diçkaje pozitive për shoqërinë:

“Futbolli më ka hapur shumë dyer, dhe është detyrë që përmes tij të frymëzoj fëmijët dhe të rinjtë për një të ardhme më të mirë.”