Xhavit Haliti: Zgjedhjet e 12 tetorit, më të pakuptimtat në historinë e Kosovës

Para 8 muaj

Zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se zgjedhjet e 12 tetorit janë “më të pakuptimtat që kanë ndodhur ndonjëherë në Kosovë”, për shkak të krizës parlamentaro-qeveritare që ka bllokuar institucionet qendrore.

Në një prononcim për Klan Kosova, ai theksoi se mungesa e entuziazmit tek qytetarët është e dukshme, përveç tek militantët partiakë, ndërsa garën në Drenas e cilësoi si një “shou mediatik”.

Haliti po ashtu komentoi pasigurinë për zgjedhjen e presidentit dhe rolin e diskutueshëm të Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar se në mungesë të stabilitetit, mund të ndodhë edhe një krizë e re politike.