Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, është përfshirë sot në dy zhvillime që favorizojnë Lëvizjen Vetëvendosje. Ai është paraqitur si avokat mbrojtës i zyrtarit të VV-së, Faruk Mujka, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në të njëjtën ditë, sipas burimeve të Indeksonline, Tahiri është marrë vesh me Sylejman Mehollin e VV-së për të hyrë në koalicion në balotazhin e Vushtrrisë, përballë kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi.
Zyra qendrore e LDK-së në Prishtinë ka deklaruar përmes burimeve anonime se nuk ka ende informacione zyrtare për këtë marrëveshje.
