Xhafer Tahiri: Koalicioni me LVV-në në Vushtrri u bë me dijeninë e Lumir Abdixhikut

Para 6 muaj

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar pas akuzave se ka tradhtuar partinë duke hyrë në marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai tha se çdo hap e ka ndërmarrë me dijeninë dhe miratimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Sonte dua t’i siguroj të gjithë aktivistët e LDK-së se nuk kam vepruar në mënyrë të pavarur. Kryetari më pyeti nëse kemi ofertë për bashkëpunim dhe unë i thashë se kemi nga LVV. Ai më pyeti nëse mund të fitojmë, dhe unë iu përgjigja që po, në bazë të numrave jemi përpara nëse bëjmë koalicion,” tha Tahiri në një intervistë për Kanal10.

Tahiri publikoi edhe mesazhe të komunikimit me Abdixhikun, ku shihet se ky i fundit është në dijeni për marrëveshjen, por kishte kërkuar që ajo të mos bëhej publike.