Vuçiq: SHBA ende pa vendim për licencën e NIS-it, rafineria e Pançevës rrezikon mbylljen

Para 5 muaj

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë marrë vendim për zgjatjen e licencës së punës për kompaninë e naftës NIS, e cila u sanksionua muajin e kaluar për shkak të pronësisë ruse. Sipas tij, Rusia nuk pranon t’i shesë aksionet, duke e kthyer çështjen nga ekonomike në politike.

Pa licencë, rafineria e Pançevës rrezikon të ndalojë plotësisht punën për mungesë të naftës së papërpunuar. Qeveria serbe ka dhënë leje që rafineria të ndërpresë veprimtarinë dhe NIS pritet të vendosë nëse mbyllet menjëherë apo në ditët në vijim.

SHBA ende nuk ka dhënë përgjigje për kërkesën e NIS-it, ndërsa Serbia i ka dhënë Rusisë 50 ditë për të gjetur blerës për aksionet. Deri tani, nuk ka informacion zyrtar as nga pala amerikane dhe as nga ajo ruse, ndërsa qytetarët informohen kryesisht nga Vuçiq.