Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, u takua me ambasadorin amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ku diskutuan çështje kyçe të sigurisë dhe politikës në rajon.
Vuçiq theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe sigurinë e serbëve në Kosovë. Ai shtoi se Serbia do të vazhdojë dialogun dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare, duke u pozicionuar si faktor stabiliteti, por edhe e gatshme të mbrojë interesat e saj kombëtare.
