Vuçiq merr kontrollin total mbi policinë – përgatitje për shtypjen e protestave?

Para 10 muaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë kontroll të drejtpërdrejtë mbi Ministrinë e Brendshme pas një takimi të vonë me drejtuesit kryesorë të policisë, ku ministri Ivica Daçiq ishte vetëm si vëzhgues. Takimi erdhi mes tensioneve të brendshme dhe protestave studentore në vend.

Vuçiq, i cili prej muajsh pretendon se po përgatitet një grusht shteti, ka kritikuar publikisht policinë dhe ministrin Daçiq, dhe tani duket se ka përqendruar fuqinë në duart e tij. Në takim morën pjesë figura të rëndësishme të policisë, përfshirë komandantin e xhandarmërisë – një njësi që mund të përdoret për shtypjen e protestave. Lëvizja shihet si përforcim i pushtetit personal të Vuçiqit mbi institucionet e sigurisë.