Vuçiq i frikësuar: Shqipëria, Kosova dhe Kroacia po formojnë aleancë kundër Serbisë

Para 7 muaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për krijimin e një aleance ushtarake me synim, sipas tij, Serbinë.

“Prishtina, Zagrebi dhe Tirana nuk e formuan këtë aleancë për shkak të Austrisë apo Hungarisë, por për shkak të Serbisë”, tha Vuçiq gjatë një vizite në Pekin.

Ai iu referua deklaratës së bashkëpunimit në mbrojtje të nënshkruar në mars nga tre vendet, që sipas dokumentit synon stabilitetin në rajon dhe mbështet integrimin euroatlantik.

Vuçiq theksoi se Serbia nuk është kërcënim për askënd, por po forcon ushtrinë për të mbrojtur veten. Ai paralajmëroi një paradë ushtarake më 20 shtator, ku sipas tij, “do të shihen gjëra të reja që do të habisin”.