Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se një aleancë mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sovranitetin e Serbisë, duke shprehur shqetësim për armatosjen e Kosovës, që sipas tij shkel Rezolutën 1244 të OKB-së. Vuçiç njoftoi plane për forcimin e njësive speciale dhe dyfishimin e kapaciteteve ushtarake brenda 18 muajve, duke theksuar se Serbia duhet të mbështetet te vetja në një botë ku, sipas tij, e drejta ndërkombëtare nuk funksionon më.
