Vritet një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova në Cyrih, arrestohen tre persona

Para 27 ditë

Një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova është vrarë në një ngjarje të rëndë kriminale në komunën Buchs, në kantonin e Cyrihut. Policia Kantonale e Cyrihut ndërhyri pas një alarmi dhe e gjeti viktimën pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, një grua 48-vjeçare dhe dy burra 27 dhe 51 vjeç, të gjithë shtetas zviceranë. Hetimet janë në vazhdim, ndërsa motivi dhe rrethanat e krimit ende nuk janë bërë publike. Rasti është marrë në trajtim nga Prokuroria Kantonale dhe ka shkaktuar shqetësim të gjerë në opinionin publik.