Voziste me 118 km/h në zonë 50 në Ferizaj – 19-vjeçarit i merret patenta dhe gjobitet me 300 euro

Para 6 muaj

Një 19-vjeçar u kap duke vozitur me 118 km/h në zonë 50 km/h në fshatin e Vjetër, magjistralja Ferizaj–Kaçanik. Përveç tejkalimit të shpejtësisë, ai kreu edhe tejkalim në vijë të plotë. Policia e dënoi me 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe ia hoqi patentën për 3 muaj. Ai u përjashtua nga komunikacioni.