Deputeti serb, Nenad Rashiq është deklaruar pas seancës së sotme ku nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Ai tha se votimi për ta vendosur atë në këtë pozitë nuk është antikushtetues.
“Votimi për mua nuk është kundër kushtetues, sikur e parasheh edhe ligji, pika 56, e përcakton që një prej deputetëve mund të kandidohet. Votimi për mua nuk është kundër kushtetues, dhe jo vetëm që unë e them, por kam pasë konsulta me njerëz që janë më kompetentë në aspektin ligjor dhe kanë treguar se veprimi i tillë nuk është antikushtetues”, tha ai,
Rashiq që u vetëkandidua për t’u zgjedhur nënkryetar i parlamentit i mori vetëm 56 vota në seancën që u ndëpre pa rezultat.
