Vodhën rreth 4 mijë franga dhe 800 euro, arrestohen dy të dyshuarit në Ferizaj

Para 22 ditë

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona që disa ditë më parë ia kishin vjedhur viktimës tre mijë e 800 franga si dhe 800 euro.

Viktima madje ishte sulmuar në veturën e tij nga ku edhe ishte grabitur nga të dyshuarit.

“Më datën 23.12.2025, rreth orës 15:10, në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht brenda veturës së tij dhe nën kërcënim i janë grabitur 3800 franga zvicerane dhe 800 euro para të gatshme.

“Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe rasti është hetuar nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

“Pas një pune intensive hetimore, janë identifikuar të dyshuarit M. Q., (21 vjeç) dhe A. R., (24 vjeç)”.

I dyshuari i parë e ka pranuar veprën pasi ishte arrestuar dje, teksa sot është arrestuar edhe i dyshuari i dytë.

“Më datën 26.12.2025 është arrestuar i dyshuari M.Q., i cili ka pranuar veprën penale në prezencë të avokatit, ndërsa më 27.12.2025, rreth orës 17:00, është arrestuar edhe i dyshuari i dytë A. R, ku nga ai janë sekuestruar një shumë e parave të dyshuara si para nga grabitja dhe dy telefona mobil”.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj tyre është iniciuar kallëzimi penal për veprën ‘Grabitja’”.