Presidentja Vjosa Osmani e vlerëson si shkelje mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje po insiston në kalimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit.
E derisa ultimatumit 30 ditësh të Gjykatës Kushtetuese për konstitumin e Kuvendit, i ikën tetë ditët e para, Osmani paralajmëron pasoja në rast se ky afat kalon pa rezultate.
Veçse për të ditur natyrën e ndëshkimit presidentja do të trokas në derën e Kushtetueses.
Osmani theksoi se aktualisht në vend ka një erozion demokratik pasi po rrezikohet demokracia.
