Vjosa Osmani voton në zgjedhjet lokale: “Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia”

Para 6 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar sot të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale. Ajo e kreu votimin në Fakultetin Teknik në Prishtinë, ku u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në këtë proces demokratik.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë. Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi zgjedhor – aq më e fortë është demokracia jonë,” tha Osmani pas votimit.

Presidentja theksoi rëndësinë e përfshirjes qytetare në vendimmarrje, duke theksuar se përmes votës përcaktohet kush do t’i udhëheqë komunat për katër vitet e ardhshme.