Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke uruar paqe, mirësi dhe solidaritet për të gjithë qytetarët.
Në mesazhin e saj, ajo theksoi se Ramazani është një periudhë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin, duke e cilësuar këtë muaj si një kohë të veçantë për forcimin e vlerave shpirtërore dhe njerëzore.
“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin. Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni! Agjërim të lehtë e të pranuar!”, thuhet në urimin e Presidentes.
Mesazhi i saj vjen në prag të nisjes së muajit të Ramazanit, periudhë kjo e rëndësishme për besimtarët myslimanë, e cila shënohet me agjërim, lutje dhe përkushtim shpirtëror.
