Vjosa Osmani shpërthen nga Samiti në Tiranë: Mjaft më me masa ndaj Kosovës!

Para 0 vit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit ngrohtësisht nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, ku po mbahet Samiti Evropian me pjesëmarrjen e 47 liderëve të kontinentit.

Në një deklaratë për mediat vendase dhe ndërkombëtare, Osmani u shpreh se zgjidhja e krizës politike që pasoi zgjedhjet e shkurtit është çështje kohe. “Kjo situatë po dëmton qytetarët e Kosovës, ndaj jemi të përkushtuar që shumë shpejt të arrijmë një zgjidhje të qëndrueshme,” tha ajo.

E pyetur për dialogun me Serbinë, Presidentja Osmani theksoi se prioritet për Kosovën në këtë fazë janë bisedimet me Bashkimin Evropian. Ajo u shpreh se BE-ja duhet të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës në mënyrë që të rifitojë besueshmërinë si ndërmjetëse e paanshme në procesin e dialogut.