Vjosa Osmani ‘pasunike’, deklaron pasuri të shumta dhe të ardhura nga udhëtimet zyrtare në raportin vjetor

Para 11 ditë

Ish-presidentja Vjosa Osmani, në deklarimin vjetor të pasurisë, ka deklaruar mëditje në vlerë 10 mijë e 305 euro, nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit, krahas pagës në vlerë 33 mijë e 248 euro që e merrte si presidente.

Te pasuritë e paluajtshme, nuk ka ndonjë ndryshim. Në pronësi të saj ka deklaruar një arë në vlerë 35 mijë euro, ndërsa në pronësi të përbashkët një shtëpi në vlerë 208 mijë euro.

Pronat e tjera, një banesë në vlerë 60 mijë euro, shtëpi në Australi në vlerë 510 mijë euro, shtëpi tjetër në Australi në vlerë 170 mijë euro dhe një garazh kolektiv në vlerë 5 mijë euro, Osmani i ka deklaruar në emër të bashkëshortit.

Si para të gatshme, Osmani ka deklaruar 3 mijë e 115 euro nga pagat dhe mëditjet, ndërsa në emër të bashkëshortit rreth 750 euro.

Si detyrime financiare, kanë renditur 9 mijë euro si këste të pa paguara për punët shtesë të shtëpisë nga kompani të ndryshme dhe 20 mijë e 500 euro tjera si huamarrje për pagesën e banimit në Melbourne.

Te të hyrat vjetore të bashkëshortit, Osmani ka renditur 11 mijë e 350 euro nga paga dhe 11 mijë dollarë nga qiraja në Australi.

Ky është deklarimi i pasurisë: