Vjosa Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit dëmton demokracinë dhe integrimin

Para 11 muaj

Presidentja Vjosa Osmani priti përfaqësues të organizatave joqeveritare për të diskutuar moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në takim u theksua se kjo situatë po ndikon negativisht në funksionimin e institucioneve demokratike dhe jetën e qytetarëve. Presidentja Osmani theksoi se vonesa dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe pengon përparimin drejt agjendës euroatlantike. Ajo u zotua të sigurojë funksionalitet institucional dhe të mbajë dialog të hapur me shoqërinë civile për të mbrojtur rendin demokratik dhe forcimin e institucioneve përfaqësuese.