Vjosa Osmani lavdëron Festivalin “Sunny Hill”

Para 8 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lartë Festivalin “Sunny Hill”, duke e quajtur një nga ngjarjet më frymëzuese në vend. Në një postim në Facebook, ajo tha se festivali e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale dhe është shembull i fuqisë së ëndrrave të ndërtuara mbi dashurinë për vendin.

“Edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha,” shkroi Osmani.