Vjehrra rrah nusen e djalit…

Para 11 muaj

Kanë nisur hetime ndaj një 75-vjeçareje në Tiranë pasi e njëjta ka rrahur nusen e djalit të saj.

Sipas policisë, shtetasja M.K., pas një konflikti goditi bashkëshorten e djalit, dhe madje ka tentuar ta godasë atë edhe me mjet prerës.

“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj dhe ka tentuar ta godasë me mjet prerës”, njofton policia.