Vizitat sekrete të vajzave të shoubizit në burgje, avokati: Nuk është bërë shkelje e ligjit

Para 9 muaj

Një vizitë e një modeleje nga Kosova në një burg të Shqipërisë ka bërë bujë nëpër media.

Ky lajm bëri që të vihet në pah një fenomen tjetër, ku dyshohet se në burgjet e Shqipërisë rreth 100 vajza kryejnë vizita të tilla, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ka qenë temë diskutimi në “Kosova Today” me Atifete Sylën, Kujtim Cakranin dhe Linda Kalemi.

Avokati Cakrani thotë se në burgjet e Shqipërisë nuk është e ndaluar të zhvillohen takime speciale.

“Nuk e di pse është bërë kaq e madhe kjo punë, por nuk ka shkelje të ligjit”, tha ai.

Derisa psikologia Syla thotë se nuk beson që këto vizita janë bërë për shkak të frikës, duke iu referuar vajzave e grave që dyshohet që shkojnë në burgjet e Shqipërisë.

Ndërsa Kalemi thotë se nëse këto vizita kanë të bëjnë për shkak të marrëdhënieve që kanë personat në fjalë, atëherë sipas saj, kjo gjë është e bukur.