Vitia në dilemë: 552 votat e diasporës mund ta përmbysin rezultatin e balotazhit

Para 5 muaj

Në Viti po zhvillohet gara më e ngushtë e balotazhit mes LDK-së me Sokol Halitin (8,352 vota) dhe kandidatit të VV-së, Arsim Ademi (8,155 vota). Diferenca është vetëm 197 vota. Sot pritet të numërohen 552 vota nga diaspora, të cilat mund ta përmbysin rezultatin. QNR ka nisur numërimin e votave me postë nga ora 10:00.