Visar Ymeri: Sulmet e VV-së ndaj Kushtetueses janë të rrezikshme për demokracinë

Para 9 muaj

Analisti politik Visar Ymeri ka kritikuar ashpër qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar sulmet e saj si të pavërteta, të dëmshme dhe të rrezikshme.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Ymeri tha se Vetëvendosja përdor standard të dyfishtë, duke e kritikuar Gjykatën kur vendimet nuk i përshtaten dhe duke e lavdëruar kur i shërbejnë interesave të saj politike.

“Kjo e minon pavarësinë e gjyqësorit dhe krijon mosbesim qytetar ndaj institucioneve”, tha Ymeri, duke paralajmëruar për kaos institucional nëse diskreditohet Gjykata Kushtetuese.

Ai theksoi se ekzekutivi nuk ka të drejtë të ndërhyjë në gjyqësor, sidomos jo në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka mandatin ekskluziv për interpretimin e Kushtetutës.

Duke komentuar masën e përkohshme të vendosur nga Kushtetuesja ndaj Kuvendit, Ymeri sqaroi se ajo është një praktikë e zakonshme në situata të ngjashme.