Veterani Pllashniku me kallëzim penal ndaj Fitore Pacollit: Jam çlirimtar, nuk jam kriminel

Para 10 muaj

Veterani Agim Pllashniku, ka dorëzuar kallëzim penal Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj deputetes Fitore Pacolli.

Ai u deklarua para mediave, ku tha se është çlirimtar dhe nuk është kriminel.

“Pacollja ka gabuar shumë. Më ka akuzuar mua edhe familjarët edhe mediat po i akuzon pse vajza ime po shkon në intervistë, po e akuzon pse po e thirrni. Po thotë “Po e thirrni një vajzë kriminele. Unë dua t’i tregoj Fitore, unë nuk jam kriminel, jam çlirimtar. Unë ia kam sjellur lirinë me shokët e mi”, tha ai njofton Klankosova.tv.

“Policia ka vërtetuar që s’kam armë. Unë armët i kam dorëzuar me urdhrin e Hashim Thaçit, kur ka qenë transferimi i UÇK-së në TMK. Mua armë nuk më nevojiten asgjë”, theksoi ai.

Para disa ditësh, Pllashniku ishte konfrontuar me Pacollin në një kafiteri në Prishtinë.