Veteranët shpërthejnë ndaj Kurtit: Tradhti morale dhe sulm ndaj luftës së UÇK-së!

Para 9 muaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar para seancës së 42-të të Kuvendit, duke shprehur shqetësim për krizën politike dhe deklaratat e ish-Kryeministrit Albin Kurti. Në një qëndrim zyrtar, OVL UÇK dënon bllokadën institucionale dhe e cilëson atë si të dëmshme për demokracinë dhe unitetin shtetëror. Po ashtu, organizata e ka quajtur “tradhti morale” deklaratën e Kurtit për Thaçin dhe Veselin, duke theksuar se veteranët nuk do të heshtin përballë sulmeve ndaj luftës çlirimtare.