Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë më 7 gusht në Prishtinë

Para 8 muaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) ka thirrur një protestë paqësore që do të mbahet më 7 gusht, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në një reagim zyrtar, OVL falënderon qytetarët për përkrahjen e madhe dhe interesimin e shprehur në ditët e fundit. “Interesimi i madh është dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe përkushtimit për drejtësi”, thuhet në deklaratë.

Organizata ka shprehur mirënjohje edhe për partitë politike, shoqërinë civile dhe mediat që kanë mbështetur dhe pasqyruar protestën. “Bashkë, me dinjitet dhe paqe, do të ngremë zërin kundër padrejtësive”, përfundon reagimi.