Dhomat e Specializuara të Kosovës ka deklaruar përmes rrjetit social X se gjyqtarët në Hagë sigurojnë respektimin e të drejtave të të akuzuarve në përputhje me Kushtetutën e Kosovë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndaj këtij njoftimi ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke thënë se realiteti i procesit gjyqësor nuk përputhet me pretendimet për respektim të plotë të të drejtave.
Sipas veteranëve, mbajtja për një kohë të gjatë në paraburgim e ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e vështirë të arsyetohet, sidomos kur vetë gjykata thotë se procesi gjyqësor është në fazën përmbyllëse. Ata kërkuan drejtësi të vërtetë dhe standarde të barabarta në trajtimin e të akuzuarve.
