Vetaksident tragjik në Gjakovë – një i vdekur dhe tre të lënduar

Para 1 vit

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se viktima është shtetas i Shqipërisë.

Sipas Elezajt, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:05 të datës 27 prill 2025, kur shoferi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.