Vetaksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova” – humb jetën 55-vjeçari nga Klina

Para 9 muaj

Një aksident tragjik ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku 55-vjeçari Agim Berisha ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.

Viktima, i cili ishte banor i fshatit Gjurgjevik i Madh të komunës së Klinës, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra në vendin e ngjarjes. Autoritetet kanë konfirmuar identitetin e tij dhe njoftimi për rastin është bërë publik nga të afërmit.

“Për kohën e varrimit do të njoftojmë me kohë. Ngushëllime familjes!”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura në detaje, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.