Një vetaksident ka ndodhur sot në magjistralen Podujevë-Prishtinë saktësisht në fshatin Trud.
Sipas pamjeve të publikuara nga KosovaPress, një automjet shihet të jetë aksidentuar teksa është i përmbysur në oborrin e shkollës, transmeton Klankosova.tv.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, teksa dyshohet se vetura ka dalë nga rruga.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një pëgjigjeje zyrtare.
