Ish-kryetari i Kuvendit të Kosova, Kadri Veseli, ka dhënë fjalët përfundimtare në Hagë, duke theksuar se nuk ka besuar kurrë në dhunë apo hakmarrje.
“Liria nuk arrihet përmes padrejtësisë dhe paqja nuk mund të ndërtohet mbi krim”, u shpreh Veseli para trupit gjykues, duke nënvizuar se dhuna dhe urrejtja nuk mund të jenë udhërrëfyes të ndershëm.
