Ish-kryetari i Kuvendit të Kosova, Kadri Veseli, në fjalën e tij përfundimtare në Hagë deklaroi se ka ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tij gjatë luftës çlirimtare.
“E vërteta nuk ka frikë nga drejtësia. Unë e di kush jam dhe çka kam bërë”, u shpreh ai. Veseli përmendi edhe ngjarjet e marsit 1998 në Prekaz, duke i cilësuar si vazhdim i masakrave të forcave serbe, dhe tha se nuk mund të qëndronte indiferent përballë, siç u shpreh, shkatërrimit të popullit të tij.
