Pa zhurmë dhe larg vëmendjes mediatike, influencerja Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i njohur, Mirlind Daku, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Lajmi u konfirmua të dielën, ndërsa sot, Vesa ka ndarë me ndjekësit e saj një detaj të veçantë nga ceremonia – unazën e martesës.
Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, ajo shfaq një unazë të thjeshtë ari, që simbolizon lidhjen e re të jetës.
Ndonëse ceremonia u mbajt në privatësi të plotë, buzëqeshja dhe lumturia e saj në foto flasin shumë.

