Vërshime të shpejta pas reshjeve të mëdha në Pejë

Para 1 vit

Sonte, rreth orës 18:00, reshjet e dendura të shiut shkaktuan vërshime në rrugët kryesore të qytetit të Pejës. Edhe pse gjendja nisi të stabilizohej rreth orës 20:00, vetëm pak minuta më pas – brenda pesë deri në gjashtë minuta – një pjesë e madhe e qendrës së qytetit u përfshi sërish nga përmbytjet.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale në biznese apo ekonomi familjare. Megjithatë, janë shënuar edhe rrëshqitje të dheut, veçanërisht në kilometrin e tetë të rrugës në zonën e Rugovës, si dhe në disa lagje ku kanë qenë duke u zhvilluar punime për rrjetin e ujësjellësit.