Vërmicë: Ndalohen 360 kg mish dhe 96 bombola gazi të padeklaruara

Para 6 muaj

Dogana e Kosovës ka ndaluar një automjet në pikën kufitare të Vërmicës, ku janë zbuluar 360 kilogramë mish derri dhe 96 bombola gazi të padeklaruara.

Personi përgjegjës nuk kishte paraqitur asnjë faturë apo dokumentacion për mallrat, të cilat janë konfiskuar deri në përfundimin e procedurave.

Ndaj tij është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës.