Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë janë verifikuar 74.29% të vendvotimeve.
Sipas rezultateve preliminare, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, udhëheq me 50.04% të votave. Pas tij renditet Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje me 45.75%, ndërsa Gëzim Plakolli i LDK-së ka 3.41% të votave.
Në garën për Kuvendin Komunal, PDK-ja prin me 41%, ndërsa Vetëvendosje ndjek me 22% të votave të numëruara.
