Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka deklaruar se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë t’i marrin leje askujt për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e mbrojtjes. Duke komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Vengu theksoi se marrëveshja nuk është e drejtuar kundër askujt dhe se Serbisë i është bërë ftesë për t’iu bashkuar iniciativës, por pa marrë ndonjë përgjigje.
