Një i ri nga Kosova, rreth 40 vjeç, raportohet se ka humbur jetën në mënyrë tragjike në vendin e tij të punës në Slloveni.
Lajmi është publikuar nga media lokale, ndërsa deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet. Klankosova.tv ka kontaktuar edhe policinë sllovene, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Detajet rreth rrethanave të ngjarjes mbeten të paqarta. Redaksia do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.
