Vdes punëtori, e zë betoni në vend punishte?

Para 5 muaj

Një punëtor dyshohet se ka humbur jetën, e një tjetër është lënduar gjatë kohës kur po punonin.

Siç raporton drejtpërdrejtë nga lagjja Arbëri gazetarja Vesa Hoda, një kamion ka rrëshqitur dhe ka rënë mbi një objekt, dhe copëza të betonit kanë rënë mbi dy punëtor që kanë qenë duke punuar në atë objekt.

Prokurori i Shtetit, Dardan Qelaj, ka deklaruar se dyshohet se incidenti ka ndodhur për shkak se nuk janë respektuar masat e sigurisë që duhet të zbatohen në vendin e punës.