Një grua ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku të ndodhur në autostradën Autostrada Ibrahim Rugova.
Sipas Policisë, në aksident ishte i përfshirë një drejtues automjeti mashkull kosovar, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor, si dhe dy pasagjere, ku njëra prej tyre nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
