Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Prishtinë, ku një femër ka humbur jetën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rreth orës 02:05 është raportuar për vdekjen e një femre kosovare. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me kërkesë të familjarëve dhe me rekomandim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.
Autoritetet kanë iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, dhe hetimet janë në zhvillim e sipër.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rrethanave të vdekjes, ndërkohë që pritet raporti zyrtar nga IML për të përcaktuar shkakun.
