Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si “Isil” në dramën televizive “Kizilcik Serbeti”, e njohur ndërkombëtarisht si “One Love”, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.
Një deklaratë e dhënë nga nëna e saj ka sjellë detaje të reja rreth orëve të saj të fundit, raporton TurkiyeToday.

Avokati i Irtem, Ugur Gokkoyun, tha në një deklaratë se aktorja vdiq në shtëpi derisa ishte me nënën e saj.
Ai tha se gjetjet fillestare sugjeronin se aktorja mund të ketë vdekur nga një atak në zemër, por theksoi se hetimet po vazhdojnë dhe se shkaku i saktë i vdekjes do të sqarohet nga raporti i autopsisë.
