Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar takimin me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën.
Ky takim është paralajmëruar të mbahet nga ora 09:00 e mëngjesit,
“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të”, tha Kurti para mediave.
Po në të njëjtën ditë, Kurti do të zhvillojë takim edhe me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nga ora 18:00.
